Përshkrimi:
ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të përcjellë një ndikim pozitiv kudo. Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Bougainville Bay Resort & SPA është zgjedhja jote më e mirë.
Detyrat:
- Mirëpret të gjithë klientët në mënyrë miqësore në çdo kohë;
- Duhet të jetë i pranishëm në holl për të qenë i gatshëm të ndihmoj klientët dhe vizitorët;
- Kontrollon listën ditore të mbërritjeve të VIP ose klientëve me nevoja të veçanta;
- Siguron marrjen dhe dorëzimin e bagazheve dhe pajisjeve të klientëve në një mënyrë efikase dhe në kohë;
- Shoqëron klientët në dhomë, duke i vendosur bagazhet në dhomën e caktuar nga recepsioni;
- Janë fleksibile në bazë të nevojave të hotelit.
Kualifikimet:
- Preferohet të kenë përfunduar shkollën e mesme;
- Eksperienca të mëparshme në fushën e hotelerisë do të preferohej, për ofrimin e një niveli të lartë të shërbimit ndaj klientit;
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të jenë korrektë;
Shënime:
- Pagesë konkuruese
- Ofrohen kushte shumë të mira pune.
- Kompania ofron trajnim nga specialistë të kualifikuar për të mësuar profesionin
- Mundësi promovimi brenda grupit.