Barman / Punonjës i Barit
Punëdhënës: ATDG (Art and Tourism Development Group) — Bougainville Bay Resort & SPA
Vendodhja: Sarandë
Përmbledhje e pozicionit:
- Pozita përfshin ofrimin e shërbimeve të barit sipas standardeve të kërkuara, përgatitjen e koktejeve dhe pijeve të tjera, menaxhimin e inventarit dhe sigurimin e kënaqësisë së klientëve.
- Kandidati duhet të ruajë higjienën dhe paraqitjen profesionale, të punojë në grup dhe të ofrojë shërbim të sjellshëm dhe efikas për të gjithë klientët.
Përshkrimi:
ATDG (Art and Tourism Development Group) është kompani pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG krijon dhe administron destinacione hotelerie dhe resortesh elitare, përfshirë Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë). Bashkohuni me ne për të formësuar të ardhmen e turizmit të përgjegjshëm dhe për të krijuar ndikim pozitiv.
Detyrat:
- Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të kërkuara dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.
- Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët.
- Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë.
- Përgjegjës për furnizimet dhe inventarin e banakut.
- Planifikojnë menutë e bareve.
- Sigurojnë që baret të jenë të furnizuar plotësisht me të gjitha produktet e nevojshme për shërbim.
- Identifikojnë klientët për t'u siguruar që i plotësojnë kërkesat e moshës për konsumimin e alkoolit dhe produkteve të duhanit.
- Vlerësojnë nevojat dhe preferencat e klientëve.
- Përziejnë përbërësit e duhur për të përgatitur kokteje dhe pije të tjera.
- Japin rekomandime dhe sugjerime për klientët në zgjedhjen e pijeve dhe snacks.
- Mbajnë pastër dhe higjenizojnë ambjentin dhe paisjet për përgatitjen e produkteve.
- Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës.
- Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin.
Kualifikimet:
- Të kenë përvojë pune jo më pak se 1 vit në këtë profil.
- Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur çdo aksident të mundshëm.
- Ruajtja e standardeve të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë.
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup.
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
- Fleksibilitet me orarin e punës.
Dokumentet e kërkuara:
Përfitimet:
- Pagesë konkuruese
- Ofrohen kushte shumë të mira pune
- Kontratë e rregullt pune afatgjatë
- Mundësi promovimi brenda grupit
- Vlerësime page periodike në bazë të performancës në punë