Përshkrimi
ATDG (Art and Tourism Development Group) është një kompani udhëheqëse në fushën e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. Kompania ka themeluar dhe menaxhon destinacione të veçanta në sektorin e hotelerisë dhe të resorteve premium, si Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).
Duke iu bashkuar ekipit, do të kontribuoni në zhvillimin e turizmit të përgjegjshëm dhe në krijimin e një ndikimi pozitiv. Për kandidatët që kërkojnë qëndrueshmëri në punë, mundësi për zhvillim profesional dhe shpërblim më të mirë në vijim të progresit në karrierë, BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA paraqitet si një mundësi shumë e mirë.
Detyrat
- Kontribuon në ofrimin e një shërbimi cilësor sipas standardeve të përcaktuara dhe në garantimin e kënaqësisë së klientëve.
- Mban një paraqitje të rregullt dhe një qasje pozitive ndaj çdo klienti.
- Tregon energji dhe qëndrim pozitiv gjatë gjithë kohës në ambientin e punës.
- Kujdeset për furnizimin dhe inventarin e banakut.
- Merr pjesë në planifikimin e menuve të barit.
- Siguron që bari të jetë i pajisur plotësisht me të gjitha produktet e nevojshme për shërbim.
- Verifikon klientët për të konfirmuar se përmbushin kriteret e moshës për konsumimin e alkoolit dhe produkteve të duhanit.
- Analizon nevojat dhe preferencat e klientëve.
- Kombinon përbërësit e duhur për përgatitjen e koktejeve dhe pijeve të tjera.
- Ofron sugjerime dhe rekomandime për përzgjedhjen e pijeve dhe snacks.
- Kujdeset për pastërtinë dhe higjienizimin e ambientit dhe të pajisjeve që përdoren për përgatitjen e produkteve.
- Mban një vend pune të pastër dhe të sistemuar.
- Kur paraqiten kërkesa të veçanta, komunikon me menaxherin.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë pune prej të paktën 1 viti në këtë profil.
- Duhet të tregojë kujdes gjatë shërbimit për të parandaluar aksidente të mundshme.
- Duhet të respektojë standardet e higjienës personale në çdo moment gjatë punës.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi.
- Nevojitet etikë profesionale dhe aftësi për bashkëpunim në grup.
- Kërkohet njohje e mirë e gjuhës Angleze, ndërsa gjuhë të tjera konsiderohen përparësi.
- Kërkohet fleksibilitet në orarin e punës.
Përfitimet
- Ofrohet pagesë konkuruese.
- Sigurohen kushte shumë të mira pune.