• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Asistent/e Menaxher Projekti

Agikons
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Agikons sh.p.k është një kompani ndërtimi me 30 vite përvojë në treg, e njohur edhe ndërkombëtarisht për standardin e lartë të punimeve. Vlera kryesore e kompanisë mbetet ekipi i saj, ndaj krijohet një mjedis pritës ku secili punonjës vlerësohet për kontributin, punën dhe përvojën që sjell. Në Agikons sh.p.k, zhvillimi në detyrë dhe vlerësimi profesional lidhen me rezultatet e arritura në punë.

Për kandidatët që kërkojnë një vend pune të qëndrueshëm, me mundësi avancimi në karrierë dhe përmirësim të shpërblimit pas çdo rritjeje profesionale, kjo kompani paraqitet si një mundësi e favorshme.

Si pjesë e zgjerimit të aktivitetit, Agikons Sh.p.k ka hapur vend të lirë pune për rolin Asistent/e Menaxher Projekti.

Detyrat

Ky rol mbështet Menaxherin e Projektit në përmbushjen e këtyre përgjegjësive:

  • Organizimi, zbatimi dhe përmbyllja e projekteve duke respektuar afatet dhe buxhetet e përcaktuara.
  • Përcaktimi i detajuar i burimeve financiare, kapaciteteve dhe ekipeve të nevojshme për realizimin në kohë të projekteve.
  • Vendosja në praktikë e strategjive dhe vlerësimeve që synojnë uljen e kostove për projektet përkatëse.
  • Përgatitja e proceseve të prokurimit sipas kërkesave dhe veçorive të projekteve, si edhe sipas nevojave më të gjera të kompanisë.
  • Hartimi, analizimi dhe shpërndarja në kohë e raporteve financiare për departamentet e tjera dhe për drejtorin ekzekutiv.
  • Organizimi dhe kontrolli i ecurisë së proceseve të punës në objekte.
  • Udhëheqja dhe monitorimi i grupeve të punës.
  • Koordinimi i aktiviteteve të punës dhe raportimi te bashkëpunëtorët e projektit.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik/Arkitekture/Inxhinieri Ndërtimi, Hidro, etj.
  • Të ketë minimumi 3 vjet përvojë pune, me përparësi eksperiencën në fushën e ndërtimit.
  • Të njohë dokumentacionin teknik, financiar dhe tekniko-finaciar të kompanive të ndërtimit.
  • Të zotërojë aftësi menaxheriale në komunikim, në blerje dhe shitje, si edhe në hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave.
  • Të ketë përdorim të mirë të programeve bazë Office, Outlook etj., veçanërisht EXCEL.
  • Njohja e programit AUTOCAD konsiderohet avantazh.
  • Të ketë njohje të gjuhes angleze.