Përshkrimi
Agikons sh.p.k është një kompani ndërtimi me 30 vite përvojë në treg, e njohur edhe ndërkombëtarisht për standardin e lartë të punimeve. Vlera kryesore e kompanisë është ekipi i saj, ndaj synohet që secili punonjës të punojë në një mjedis mikpritës dhe të marrë vlerësimin e duhur për kontributin, punën dhe përvojën që sjell. Në Agikons sh.p.k, punonjësit kanë mundësi të avancojnë në përgjegjësi dhe të vlerësohen sipas rezultateve të arritura.
Për kandidatët që kërkojnë një vend pune të qëndrueshëm, me mundësi zhvillimi profesional dhe rritje page në përputhje me ecurinë në karrierë, kompania po kërkon Asistent/e Inxhinier Kostoist.
Detyrat
Situacione
- Të ndihmojë në përgatitjen e situacioneve mujore dhe në analizën e çmimeve, duke u mbështetur në manualin për zërat e punimeve që realizohen nga vetë kompania dhe nga nënkontraktorët.
- Të përgatisë librezën e masave.
- Të hartojë situacionet mujore për tender, mbi bazën e preventivit dhe me analizë çmimi për çdo zë pune.
- Të përmbledhë situacionet për secilin objekt, duke pasqyruar ecurinë e punimeve dhe kostove.
Kosto
- Të raportojë kostot te Projekt Menaxheri, Departamenti Teknik dhe Departamenti i Financës.
- Të ndjekë në mënyrë periodike kostot gjatë gjithë procesit të ndërtimit.
Kontroll
- Të kryejë kontroll të vazhdueshëm të kostove për blerjet mujore.
Shkarkimi i materialeve
- Të bëjë shkarkimin e materialeve për çdo zë punimi, sipas analizës së kostos.
Kualifikimet
- Diplomë në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune.
- Të përdorë mirë Paketën Office.
- Të zotërojë aftësi të mira komunikimi.
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve.
- Të njohë manualet dhe analizat e çmimeve për zërat e ndërtimit.