Përshkrimi
Agikons sh.p.k është një kompani ndërtimi me 30 vite përvojë në treg, e njohur në nivel ndërkombëtar për standardin e lartë të punimeve. Forca kryesore e kompanisë mbetet ekipi i saj, ndaj i kushtohet vëmendje krijimit të një mjedisi mikpritës ku secili punonjës të ndihet i vlerësuar për kontributin dhe përvojën që sjell. Në Agikons sh.p.k, çdo anëtar i stafit ka mundësi të avancojë dhe të vlerësohet sipas rezultateve që arrin.
Për kandidatët që kërkojnë një vend pune të qëndrueshëm, me hapësirë për zhvillim profesional dhe me rritje page pas avancimit, kjo kompani paraqet një mundësi të favorshme. Aktualisht kërkohet Asistent/e Inxhinier Kostoist.
Detyrat
Situacione
- Mbështet në përgatitjen e situacioneve mujore dhe në analizimin e çmimeve, duke u bazuar në manualin e zërave të punimeve që realizohen si nga kompania ashtu edhe nga nënkontraktorët.
- Përgatit librezën e masave.
- Harton situacionet mujore për tenderët sipas preventivit, duke bërë analizën e çmimit për secilin zë pune.
- Përpilon përmbledhje të situacioneve për çdo objekt, të cilat pasqyrojnë ecurinë e punimeve dhe të shpenzimeve.
Kosto
- Raporton kostot te Projekt Menaxheri, si edhe te Departamenti Teknik dhe ai i Financës.
- Ndjek kostot në mënyrë periodike gjatë gjithë procesit të ndërtimit.
Kontroll
- Kryen kontroll të vazhdueshëm të kostos për blerjet mujore.
Shkarkimi i materialeve
- Bën shkarkimin e materialeve për secilin zë pune në përputhje me analizën e kostos.
Kualifikimet
- Diplomë në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Së paku 1 vit përvojë pune.
- Njohje të mira të Paketës Office.
- Aftësi të mira komunikimi.
- Njohuri shumë të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve.
- Njohje të manualeve dhe analizave të çmimeve për zërat e ndërtimit.