• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Asistent/e Inxhinier Kostoist

Agikons
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 muaj më parëFull Time

Titulli: Asistent/e Inxhinier Kostoist

Përshkrimi:
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi me 30 vite eksperiencë në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të punimeve. Pika jonë më e fortë është stafi, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani. Në Agikons sh.p.k secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet në bazë të rezultateve.

Detyrat:
Situacione

  • Asistim në përgatitjen e situacioneve mujore dhe analizës së çmimeve bazuar në manual për zera të punimeve që kryen vetë kompania dhe nënkontraktori.
  • Përgatitja e librezës së masave.
  • Hartimi i situacioneve mujore për tender në bazë të preventivit duke bërë analizën e çmimit për çdo zë punimi.
  • Hartimi përmbledhës i situacioneve për çdo objekt, që pasqyrojnë progresin e punës dhe shpenzimeve.

Kosto

  • Raportimi i kostos tek Projekt Menaxheri, Departamenti Teknik dhe i Financës.
  • Monitorimi i kostos periodikisht gjatë procesit të ndërtimit.

Kontroll

  • Kontrolli sistematik i kostos për blerjet mujore.

Shkarkimi i materialeve

  • Shkarkimi i materialeve për çdo zë punimi në bazë të analizës së kostos.

Kualifikimet:

  • Diplomë në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Eksperiencë pune të paktën 1 vit.
  • Të zotërojë mirë të Paketën Office.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese.
  • Njohuri shumë të mira në leximin dhe kuptimin e projekteve.
  • Të njohë manualet dhe analizat e çmimeve të zërave të ndërtimit.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
  • Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Agikons. Sh. P. K
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë