• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
AFEP INDUSTRY shpk

Inxhinier Durres

AFEP INDUSTRY shpk
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriDurrës1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

AFEP GROUP, kompani udhëheqëse në Evropë në fushën e dritareve dhe fasadave, po kërkon Inxhinier me ose pa përvojë për zyrat qendrore në Durrës dhe për zyrat dytësore në Tiranë të AFEP INDUSTRY SHPK.

Kompania synon të punësojë dy Inxhinierë të Projektimit dhe Prodhimit, të cilët duhet të përmbushin kriteret e përcaktuara më poshtë.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatitja dhe nxjerrja e sipërfaqeve të objekteve që paraqiten në ofertë, si edhe për projektimin e objekteve që kompania ka kontraktuar.
  • Kryerja e llogaritjeve termike dhe statike në përputhje me kodet e projektimit sipas standardeve evropiane dhe kërkesave të investitorëve, duke u mbështetur në projektin e objektit.
  • Hartimi i projektit të objektit dhe paraqitja e alternativave të mundshme.
  • Konsultimi dhe këshillimi i klientit për të gjitha detajet e mundshme të projektit, me qëllim që kontrata për realizimin e objektit të jetë sa më e plotë.
  • Mbikëqyrja e procesit të prodhimit dhe e cilësisë deri në përfundim të projektit.

Kualifikimet

Kërkesat për pozicionin:

Kandidatët duhet të kenë përfunduar studimet e larta në një nga profilet e kërkuara: Inxhinieri ose Arkitekturë.

Përvoja me fasada të jashtme prej xhami ose të ventiluara konsiderohet përparësi.

  • Njohuri të mira të gjuhës italiane.
  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Autocad etj.
  • Aftësi të mira në organizim, menaxhim dhe koordinim.
  • Aftësi për të propozuar sugjerime dhe alternativa në zgjidhjen e problemeve dhe situatave të ndryshme.
  • Shkathtësi të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
  • Të jetë i besueshëm, me ndjenjë përgjegjësie dhe korrekt në përmbushjen e detyrave të punës.

Dokumentet e kërkuara

  • CV