
Si Social Media Manager te Adria Tours, do të jesh zëri kreativ që sjell magjinë e udhëtimeve më pranë audiencës online.
Do të planifikosh përmbajtje tërheqëse, do të krijosh fushata vizuale që frymëzojnë destinacionet e ardhshme të klientëve dhe do të menaxhosh reklamat në Meta për të rritur ndikimin e markës. Çdo ditë do të kombinosh dizajnin grafik me strategjinë e marketingut në një fushë dinamike si turizmi, ku idetë e tua marrin jetë. Përveç krijimtarisë, do të kesh mundësinë të udhëtosh përmes Info Tour-eve në destinacionet kryesore dhe të frymëzohesh direkt nga vendet që promovon.
Është një rol ideal për dikë që do të kthejë pasionin për dizajnin dhe udhëtimet në një karrierë me hapësirë të vërtetë për rritje.