• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Administrata Tatimore e Kosovës

Inspektor i Nivelit Fillestar, Zyrtar për Mbledhjen e Borxheve

Administrata Tatimore e Kosovës
Apliko
Siguri & Sherbime PublikePrishtinëDjeFull Time

SHPALLJE E KONKURSIT PUBLIK

I. Titulli i pozitës së punës: Inspektor i nivelit fillestar
Numri i vendeve për plotësim: gjashtëdhjetë (60)
Kategoria: Zyrtar Tatimor 3
Klasa: N6
Koeficienti (aktual): (8)
Grupi: Grupi i përgjithshëm i tatimeve-taksave apo mbledhjes së të ardhurave
Fusha e kërkuar e arsimit: ekonomik, juridik, administrim biznesi
Kohëzgjatja: Kontratë pune me afat të pacaktuar
Lokacioni: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan

Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës:

  • Edukimi dhe ndihma ndaj tatimpaguesve ne zyrat e Administratës Tatimore apo ne zyrat e biznesit;
  • Vizita përmbyshese te tatimpaguesi ;
  • Te ekzaminojë librat, llogaritë dhe regjistrimet e mbajtura te tatimpaguesve ne lidhje me zbatimin e legjislacionit tatimor;
  • Shqyrtimi i llogarive te biznesit dhe varësisht nga gjendja bëjnë vlerësime kur është e nevojshme ;
  • Është përgjegjës për zbatimin e ligjeve, rregulloreve dhe udhëzimeve tatimore qe aplikohen ne Kosovë e qe administrohen nga Administrata Tatimore;
  • Kryen aktivitete për zbatimin e ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe Pensione ;
  • Te asistojë tatimpaguesit ne dhënien e informatave dhe shërbimeve ne afate te caktuara kohore dhe me metoda me te përshtatshme për tatimpaguesit;
  • Zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve për sigurime shëndetësore dhe pensione;
  • Kryen edhe punë tjera qe i ngarkohen e qe ndërlidhen me fushë veprimtarinë e inspektorit të nivelit fillestar.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:

  • Njohuri bazike profesionale dhe mbështetëse specifike ne fushën përkatëse të punës, te fituar përmes arsimit dhe trajnimeve bazike.
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative me procedurat standarde administrative/teknike ne një fushë te caktuar.
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike ne një fushë te caktuar.
  • Aftësi për të punuar me vetë iniciativë ne kuadër te planeve dhe procedurave te përcaktuara.
  • Shkathtësi te mira te komunikimit, përfshirë aftësinë për te dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek te tjerët.
  • Shkathtësi kompjuterike ne aplikacione te programeve (Word, Excel, Power Point).

Kërkesat e Përgjithshme Formale:

a) Arsimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në ekonomi, juridik, administrim biznesi.

b) Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase (teknik i kontabilitetit ose kontabilist i certifikuar do të konsiderohet përparësi).

c) Përvoja e punës e kërkuar: Së paku gjashtë (6) muaj përvojë pune.

II. Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për mbledhjen e borxheve
Numri i vendeve për plotësim: njëzetë (20)
Kategoria: Zyrtar i lartë tatimor 2
Klasa: N5
Koeficienti (aktual): (6.10)
Grupi: Grupi i përgjithshëm i tatimeve-taksave apo mbledhjes së të ardhurave
Fusha e kërkuar e arsimit: ekonomik, juridik, administrim biznesi
Kohëzgjatja: Kontratë pune me afat të pacaktuar
Lokacioni: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan

Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës:

  • Trajton dhe menaxhon borxhet e reja dhe ekzistuese tatimore të deleguara, në përputhje me legjislacionin tatimor dhe procedurat në fuqi.
  • Krijon dhe administron dosjen e borxhit tatimor për çdo rast të deleguar.
  • Siguron që të gjitha veprimet dhe dokumentet përkatëse të bashkëngjiten në sistemin SMRM.
  • Njofton tatimpaguesin për ekzistencën dhe pagesën e borxhit tatimor, duke respektuar afatet ligjore.
  • Dorëzon “Njoftimin e vlerësimit për borxhe” dhe “Letërkujtësat për pagesë”, fizikisht ose përmes mjeteve elektronike/postës.
  • Kryen komunikim të vazhdueshëm përmes telefonit, SMS-it, email-it dhe kontakteve direkte.
  • Viziton tatimpaguesin në terren, sipas nevojës operative.
  • Siguron që tatimpaguesi të jetë i informuar për çdo veprim të ndërmarrë.
  • Ndërmerr veprime për inkasimin vullnetar të borxhit tatimor, përmes kontakteve direkte dhe këshillimit të tatimpaguesit.
  • Monitoron respektimin e afateve për pagesë dhe dokumenton rezultatet e veprimeve të ndërmarra.
  • Trajton kërkesat për marrëveshje për pagesë me këste për borxhet e reja dhe ekzistuese.
  • Siguron rregullimin paraprak të gjendjes tatimore (deklarime të paplotësuara, parapagime etj.).
  • Siguron që shpenzimet e mbledhjes të jenë arkëtuar para lidhjes së marrëveshjes.
  • Përgatit dhe dorëzon dokumentacionin përkatës pas lidhjes së marrëveshjes.
  • Në rastet e aplikimeve përmes Sistemit elektronik EDI, siguron pranimin e dokumentacionit shtesë sipas procedurave.
  • Kryen detyra dhe përgjegjësi të tjera, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe sipas autorizimit të Udhëheqësit kompetent.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaja (e preferueshme).

Kërkesat e Përgjithshme Formale:

a) Arsimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në drejtimin: Ekonomik, Juridik, Administratë Publike, Administrim Biznesi.

b) Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase (teknik i kontabilitetit ose kontabilist i certifikuar do të konsiderohet përparësi).

c) Përvoja e punës e kërkuar: Së paku një (1) vit përvojë pune profesionale në drejtimin për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Kushtet e përgjithshme për pranimin e zyrtarit tatimor në marrëdhënie pune, janë:
1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
1.2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
1.3. të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
1.4. të ketë nivelin dhe fushën e arsimit adekuat për pozitën;
1.5. të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
1.6. të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale me dashje me aktgjykim të formës së prerë;
1.7. të gëzojë integritet personal dhe profesional;
1.8. të mos jetë përjashtuar nga puna për shkelje të rënda disiplinore;
1.9. të mos ketë konflikt interesi sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës;
1.10. të kalojë me sukses procedurat e konkurrimit;
1.11. kushte tjera plotësuese të përcaktuara në planin e rekrutimit

Procedurat e konkurrimit:

Procedura e konkurrimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit.

Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë rekrutimin:

Procedurat e rekrutimit në Administratën Tatimore të Kosovës rregullohen sipas Ligjit Nr. 08/L-257 mbi Administrimin e Procedurave Tatimore si dhe Rregullores (MF) Nr. 01/2026 për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës për Zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës.

Kohëzgjatja e punësimit:

Punësimi është me kohë të pacaktuar, me kusht që i/e emëruari/a ta përfundojë me sukses periudhën e punës provuese.

Data e mbylljes së Konkursit:

Konkursi do të jetë i hapur për dorëzimin e kërkesave tridhjetë (30) ditë nga dita e publikimit dhe data e fundit që kandidatët kanë mundësi të aplikojnë është data:11/06/2026.
Aplikacionet e dërguara me postë të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim do të konsiderohen të vlefshme për shqyrtim nëse arrijnë brenda (4) ditësh nga data e mbylljes së publikimit.

Para qitja e aplikacioneve:

Aplikacionet mund të merren në Drejtorinë e Përgjithshme të Administratës Tatimore të Kosovës, e cila gjendet në adresën: Këndi i rrugëve ”Bill Klinton” dhe “Dëshmorët e Kombit” p. n. në Prishtinë ose në ueb-faqen e Administratës Tatimore të Kosovës: tek rubrika e punësimit.
Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopje të dëshmive të kërkuara sipas Konkursit dorëzohen në Drejtorinë e Përgjithshme të ATK-së në Prishtinë në Divizionin e Burimeve Njerëzore.
Aplikacionit duhet bashkëngjitur të dhënat biografike për përvojën paraprake dhe të gjitha kopjet e kualifikimeve (diplomave, certifikatave të trajnimeve, dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja dhe përdorimit të kompjuterit).
Vetëm aplikacionet zyrtare të Administratës Tatimore do të pranohen.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre inkurajohen të aplikojnë në këto pozita

Administrata Tatimore mirëpret aplikacionet dhe inkurajon kategoritë e personave me aftësi të kufizuara që të jenë pjesë e konkurrimit për pozitat e shpallura.

Në nuk jemi në gjendje t’i njoftojmë me shkrim ose t’i kontaktojmë të gjithë aplikantët lidhur me rezultatin e aplikacionit të tyre. Prandaj, nëse nuk jeni i ftuar të merrni pjesë në procesin e përzgjedhjes brenda katër javëve pas përfundimit të konkursit, atëherë mund të supozoni që në këtë rast aplikacioni juaj nuk ka qenë i suksesshëm”.

Per shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.