Titulli i punës: Inxhinier kostoist / Preventivues
Kompania: ADMC International
Përshkrimi:
- ADMC International është një kompani ndërkombëtare që operon në fushën e ndërtimit dhe projektimit, me eksperiencë që prej vitit 2004 në Evropë, Katar, Filipine dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ne jemi të specializuar në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve infrastrukturore të rëndësishme, duke përfshirë hekurudha moderne, stacione nëntokësore, stadiume sportive, aeroporte, autostrada dhe ndërtime civile me standarde të larta cilësie. Portofoli ynë përmban projekte prestigjioze dhe ikone që dëshmojnë aftësinë tonë teknike, angazhimin për inovacion, cilësi dhe qëndrueshmëri.
Detyrat:
- Siguron dhe administron të gjithë dokumentacionin teknik dhe kontraktual të nevojshëm për zbatimin e projektit.
- Bashkëpunon me ekipet teknike për përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe tekniko-financiar deri në dorëzimin përfundimtar të objektit.
- Harton dhe përpunon preventivat për objektet e planifikuara për ndërtim.
- Kryen analiza teknike të zërave të punës, bazuar në çmimet aktuale të materialeve dhe të tregut.
- Përllogarit koeficientët tekniko-ekonomikë për planifikimin e kostos sipas tipologjisë së ndërtimit.
- Rivlerëson preventivat për projekte me fonde publike dhe private, duke zbatuar çmimet për njësi në përputhje me analizat teknike dhe aktet nënligjore në fuqi (VKM).
- Përgatit dhe kontrollon situacionet mujore të punimeve (në sasi dhe vlerë).
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për zgjidhjen e problematikave gjatë zbatimit të projektit.
- Monitoron ndryshimet në projekt dhe reflekton impaktin e tyre në kosto dhe preventiv.
Kualifikimet:
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Përvojë pune mbi 5 vjet në përllogaritje kostoje dhe preventiv.
- Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
- Të zotërojë shumë mirë programet inxhinierike të nevojshme.
- Aftësi shumë të mira komunikuse, analitike dhe planifikuese.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do ftohen për intervistë.
- ADMC International — Building your visions, creating reality.