Titulli: Inxhinier/e Kontrollor Cilesie (QA/QC)
Organizata: ADMC International
Përshkrimi:
- ADMC International është një kompani ndërkombëtare që operon në fushën e ndërtimit dhe projektimit, me eksperiencë që prej vitit 2004 në Evropë, Katar, Filipine dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
- Ne jemi të specializuar në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve infrastrukturore të rëndësishme, duke përfshirë hekurudha moderne, stacione nëntokësore, stadiume sportive, aeroporte, autostrada dhe ndërtime civile me standarde të larta cilësie. Kompania jonë është në kërkim të një Inxhinier/e Kontrollor Cilesie (QA/QC) me eksperiencë të gjerë për t’u bashkuar me ekipin tonë.
Detyrat:
- Mbikëqyr zbatimin e punimeve në kantier për të garantuar përputhshmërinë me projektin, specifikimet teknike dhe standardet e cilësisë në fuqi.
- Kryen inspektime të rregullta në terren dhe verifikon punimet përpara miratimit të tyre si situacione për pagesë.
- Kontrollon materialet dhe pajisjet që përdoren në projekt, duke siguruar që ato janë të certifikuara dhe në përputhje me kërkesat teknike të kontratës.
- Dokumenton proceset e kontrollit të cilësisë përmes raporteve, formularëve të inspektimit dhe evidencave përkatëse.
- Bashkëpunon ngushtë me menaxherin e projektit dhe ekipin teknik për zbatimin korrekt të procedurave të cilësisë.
- Identifikon mospërputhjet dhe devijimet nga standardet, si dhe ndjek zbatimin e masave korrigjuese dhe parandaluese.
- Ndjek dhe verifikon testimet laboratorike për materialet dhe punimet (beton, agregate, etj.).
- Jep asistencë teknike dhe orientim për ekipet në terren lidhur me standardet dhe procedurat e cilësisë.
- Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e cilësisë dhe ia paraqet drejtuesve të projektit.
- Merr pjesë në proceset e dorëzimit të punimeve dhe kolaudimit të objektit.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Hidroteknike, Mekanike (profil materialesh) ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në zbatim punimesh ndërtimi.
- Njohuri të mira të standardeve të cilësisë në ndërtim (lokale dhe ndërkombëtare).
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar dokumentacionin teknik dhe specifikimet e projektit.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe zgjidhje problemesh në kohë reale.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe multidisiplinare.
- Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
- Njohuri të gjuhës angleze në nivel pune.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do ftohen për intervistë.
- ADMC International: Building your visions, creating reality.