• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
ADMC International Sh.P.K

Inxhinier/e I sigurise ne pune (HSE)

ADMC International Sh.P.K
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 muaj më parëFull Time

Titulli: Inxhinier/e i Sigurisë në Punë (HSE)

Përshkrimi:
ADMC International është një kompani ndërkombëtare që operon në fushën e ndërtimit dhe projektimit, me eksperiencë që prej vitit 2004 në Evropë, Katar, Filipine dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ne jemi të specializuar në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve infrastrukturore të rëndësishme, duke përfshirë hekurudha moderne, stacione nëntokësore, stadiume sportive, aeroporte, autostrada dhe ndërtime civile me standarde të larta cilësie. Kompania jonë është në kërkim të një Inxhinier/e i Sigurisë në Punë (HSE) me eksperiencë të gjerë për t’u bashkuar me ekipin tonë.

Detyrat:

  • Monitoron zbatimin e politikave dhe procedurave të sigurisë, shëndetit dhe mjedisit në kantier.
  • Siguron implementimin korrekt të planit HSE në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet e projektit.
  • Identifikon rreziqet në vendin e punës dhe harton masa parandaluese për minimizimin e tyre.
  • Kryen inspektime të rregullta në kantier dhe dokumenton gjetjet përkatëse.
  • Organizon dhe zhvillon trajnime për punonjësit mbi sigurinë në punë dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse (PPE).
  • Raporton në mënyrë periodike mbi performancën e HSE dhe ndjek zbatimin e rekomandimeve.
  • Heton incidentet dhe aksidentet në punë, duke propozuar masa korrigjuese dhe parandaluese.
  • Siguron që të gjithë punonjësit dhe nënkontraktorët të respektojnë rregullat e sigurisë në kantier.
  • Bashkëpunon me ekipin e projektit për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të punës dhe sigurisë.
  • Është i gatshëm të ndërhyjë në raste emergjencash dhe situata të papritura në kantier.

Kualifikimet:

  • Diplomë në Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme (HSE / Siguri në punë), preferohet në sektorin e ndërtimit.
  • Njohuri të legjislacionit shqiptar për sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
  • Trajnime ose certifikime në fushën e sigurisë në punë përbëjnë avantazh.
  • Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe ndërgjegjësimi të stafit.
  • Aftësi për të identifikuar rreziqet dhe për të marrë masa në kohë.
  • Njohuri të gjuhës angleze.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV me foto

Shënime:

  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
  • ADMC International Building your visions, creating reality.