Titulli i punës: Inxhinier Ndertimi në Zbatim
Kompania: ADMC International
Numri i pozicioneve: 2
Përshkrimi:
- ADMC International është një kompani ndërkombëtare që operon në fushën e ndërtimit dhe projektimit, me eksperiencë që prej vitit 2004 në Evropë, Katar, Filipine dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo zhvillon dhe menaxhon projekte infrastrukturore të rëndësishme si hekurudha, stacione nëntokësore, stadiume, aeroporte dhe autostrada.
- Pozicioni i Inxhinier Ndertimi në Zbatim përfshin mbikëqyrjen dhe koordinimin e punimeve në kantier, sigurimin e cilësisë dhe respektimin e afateve dhe standardeve teknike.
Detyrat:
- Ndjek dhe kontrollon ecurinë e punimeve në kantier në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe afatet e përcaktuara.
- Koordinon punën ndërmjet projektuesve, nënkontraktorëve dhe furnitorëve për mbarëvajtjen e procesit të ndërtimit.
- Përgatit dhe verifikon situacionet periodike të punimeve (në sasi dhe vlerë).
- Mbikëqyr cilësinë e materialeve të përdorura dhe zbatimin korrekt të proceseve teknologjike në kantier.
- Siguron respektimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë gjatë gjithë fazave të projektit.
- Evidenton problematikat teknike në terren dhe propozon zgjidhje në bashkëpunim me ekipin teknik.
- Raporton rregullisht mbi progresin e punimeve tek Drejtuesi i Projektit.
- Ndjek furnizimin me materiale dhe menaxhon përdorimin e tyre në kantier.
- Merr pjesë në matje dhe verifikime në terren për volume pune dhe devijime nga projekti.
Kualifikimet:
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në zbatim punimesh në projekte ndërtimi.
- Njohuri shumë të mira të programeve AutoCAD dhe paketës MS Office.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektet teknike dhe detajet konstruktive.
- Njohuri mbi standardet teknike dhe praktikat e zbatimit në ndërtim.
- Aftësi të mira organizative, menaxhimi kohe dhe pune në grup.
- Aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi me palë të ndryshme në projekt.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
- ADMC International: Building your visions, creating reality.