Specialist i shitjeve
Përshkrimi: Specialisti i shitjeve zhvillon, modifikon dhe marketon produktin e internetit dhe telefonisë qe ofron shoqëria. Garanton pritjen e klientëve dhe dhënie e sakte te informacionit për shërbimet qe shoqëria ofron ne treg. Ndjek shitjen dhe sugjeron ndryshime ne përmirësimin e paketave dhe ofertave qe shoqëria hedh ne treg.
Detyrat:
- Menaxhon procesin e shitjeve.
- Raporton informacion mbi problemet, pyetjet dhe çështjet e hapura ne abissnet store nga përdorues te ndryshëm.
- Ruan komunikim te vazhdueshëm me te gjithë departamentet e tjera për mbarëvajtjen e proceseve te punës.
- Raporton mbi ecurinë e produkteve, shërbimeve, procedurave dhe politikave te ndjekura.
- Kryen raportim mbi ecurinë e shitjeve dhe anullimeve te klientëve te shoqërisë.
- Mban përgjegjësi ne prezantimin e shërbimeve qe ofrohen nga shoqëria konform rregullave dhe broshurave te reklamës ne fuqi.
- Monitoron dhe raporton pranë Menaxherit për probleme te mundshme.
- Mban përgjegjësi mbi saktësinë e hedhjes se te dhënave ne sistem për klientët e rinj.
- Jep informacion te përgjithshëm Klientit mbi profilin e kompanisë si dhe udhëzimet përkatëse mbi departamentet qe janë te disponushme për shërbimin ndaj Klientit.