• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Abissnet Sh.A.

Specialiste Kujdes i Klientit

Abissnet Sh.A.
Apliko
Sherbim ndaj KlientitTiranë2 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Specialisti i Kujdesit ndaj Klientit është përgjegjës për ofrimin e suportit profesional dhe administrimin e marrëdhënies me klientët e shoqërisë “Abissnet” SHA, duke garantuar zgjidhje të shpejtë, komunikim korrekt dhe nivel të lartë kënaqësie për klientët residential dhe business. Pozicioni siguron trajtimin e kërkesave, ankesave dhe problematikave të klientëve përmes kanaleve të komunikimit të kompanisë, duke bashkëpunuar ngushtë me departamentet e tjera operative për garantimin e zgjidhjes së problematikave dhe përmbushjen e SLA-ve të kompanisë. Specialisti i Kujdesit ndaj Klientit monitoron ticket, ndjek problematikat operative deri në zgjidhje, administron informacionin e klientëve në sistem dhe kontribuon në ruajtjen e një eksperience pozitive për klientët. Pozicioni kërkon aftësi shumë të mira komunikimi, orientim drejt klientit, problem solving dhe aftësi për të menaxhuar volum të lartë kërkesash në mënyrë efikase.

Detyrat

Menaxhimi i marrëdhënies me klientin

  • Ofron suport dhe asistencë profesionale për klientët e kompanisë.
  • Trajton kërkesat, pyetjet dhe ankesat e klientëve përmes telefonit, email-it, ticketing system ose kanaleve të tjera të komunikimit.
  • Siguron komunikim korrekt, profesional dhe të orientuar drejt zgjidhjes.
  • Ndjek problematikat e klientëve deri në zgjidhjen përfundimtare.

Menaxhimi i tiketave dhe kërkesave

  • Hap, administron dhe monitoron ticket-at në sistem.
  • Siguron kategorizimin dhe eskalimin korrekt të problematikave.
  • Ndjek SLA-të operative dhe kohën e përgjigjes ndaj klientëve.
  • Siguron mbylljen e tiketave brenda afateve të përcaktuara.
  • Monitoron ticket-at e hapura dhe ndjek statusin e tyre deri në zgjidhje.

Koordinimi me departamentet operative Administrimi i informacionit të klientëve

  • Përditëson dhe administron të dhënat e klientëve në sistem.
  • Verifikon informacionin kontraktor dhe administrativ të klientëve.
  • Siguron saktësinë dhe konfidencialitetin e të dhënave të klientëve.
  • Administron dokumentacionin dhe evidencat përkatëse të klientëve.

Monitorimi i kënaqësisë së klientit

  • Siguron nivel të lartë të kënaqësisë së klientëve gjatë trajtimit të kërkesave.
  • Monitoron feedback-un dhe ankesat e klientëve.
  • Identifikon problematika të përsëritura dhe propozon përmirësime.
  • Kontribuon në ruajtjen dhe rritjen e customer retention dhe customer experience.

Kualifikimet

  • Preferohet me shkollim inxhinierik, TIK etj.