Titulli i punës: Menaxheri i Departamentit të Logjistikës
Përshkrimi:
Menaxheri i Departamentit të Logjistikës është përgjegjës për planifikimin, organizimin, koordinimin dhe monitorimin e të gjitha proceseve logjistike të kompanisë, duke siguruar efikasitet maksimal në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit, transportit dhe magazinimit. Ky pozicion luan një rol kyç në optimizimin e burimeve, reduktimin e kostove operative dhe garantimin e funksionimit të pandërprerë të proceseve teknike dhe operacionale. Duke pasur formim si inxhinier mekanik, menaxheri kontribuon në analizën dhe mirëmbajtjen e flotës së mjeteve, pajisjeve dhe infrastrukturës teknike, duke siguruar standarde të larta sigurie, performancë dhe jetëgjatësi të aseteve.
Detyrat:
- Menaxhimi dhe përditësimi i dokumentacionit të mjeteve, duke përfshirë: Kontrolli teknik (kolaudimi), Taksa vjetore, Siguracioni TPL, Siguracioni Kasko.
- Mbajtja e evidencës së mirëmbajtjes së mjeteve, përfshirë: datat dhe kilometrat e kryerjes së shërbimeve periodike (vaj, filtra); shërbimet e tjera teknike si kit faze, ndërrime baterish, goma, etj; shërbimet e gjeneratoreve (vaj, filtra, karburant); pajisjet speciale dhe mirëmbajtja e tyre.
- Kontrolli i afateve të dokumentacionit ligjor të mjeteve dhe pajisjeve, për të shmangur vonesat apo penalitetet (afate siguracionesh, kontroll teknik, taksa, etj.).
- Gjurmimi i mjeteve në sistemin GPS, përmes platformave përkatëse, si dhe krijimi i raporteve të detajuara mbi përdorimin e mjeteve bazuar në kilometra dhe data.
- Koordinimi i vazhdueshëm me shoferët e mjeteve, për raportimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike apo operacionale që mund të lindin gjatë përdorimit të mjeteve.
- Rakordimi me magazinën, për rastet e hyrje-daljeve të materialeve teknike/logjistike.
- Identifikimi i nevojave për ndërhyrje teknike dhe planifikimi i dërgimit të mjeteve në servise, për mirëmbajtje apo riparime.
- Organizimi i procesit të kolaudimit të mjeteve, duke përfshirë dërgimin e tyre për kontroll fizik dhe pasqyrimin e rezultateve.
- Operimi dhe mirëmbajtja e pirunit (forklift), duke garantuar funksionimin optimal të tij.
- Shërbime për gjeneratoret, përfshirë furnizimin me karburant dhe shërbimet teknike rutinë (ndërrim vaj, filtra).
- Identifikimi, planifikimi dhe realizimi i kërkesave për blerje, për nevojat logjistike si karburant, goma, bateri dhe materiale të tjera mbështetëse.
- Monitorimi dhe menaxhimi i gjendjes së karburantit për makinat dhe motorret - ndjekja në sistem e konsumit dhe niveleve të karburantit për secilin mjet.
- Kontrolli i larjes dhe mirëmbajtjes së pastërtisë së mjeteve në lavazh.
- Planifikimi dhe menaxhimi i riparimeve të ndryshme teknike, që lidhen me operacionet logjistike të shoqërisë.
- Testimi, trajnimi dhe ndërgjegjësimi i shoferëve për procedurat e brendshme të kompanisë, për t’u siguruar që përmbushin standardet teknike dhe operative të kompanisë.
- Menaxhimi dhe arkivimi i dorëzimit dhe marrjes në përdorim të mjeteve - administrimi i procesit të dorëzimit të mjetit nga një shofer dhe marrja në përdorim nga një shofer tjetër; verifikimi i gjendjes së mjetit përpara dhe pas dorëzimit, për të identifikuar dëmtime apo mospërputhje të mundshme.
- Planifikimi, organizimi dhe kontrolli i përdorimit të flotës së automjeteve, në përputhje me nevojat operacionale dhe objektivat e kompanisë.
- Menaxhimi i kontratave me furnitorët, si dhe ruajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme për shërbimet teknike dhe logjistike.
- Marrja e ofertave për shërbime të ndryshme, negocimi, krahasimi i tyre dhe raportimi i përmbledhjeve përkatëse tek Drejtoresha e Departamentit të Prokurimeve.
- Plotësimi i dokumentacionit për miratim nga drejtuesit, ndjekja e procedurave të brendshme dhe arkivimi i dokumentacionit përkatës në mënyrë të strukturuar dhe të sigurt.
- Përgatitja e relacioneve dhe procesverbaleve të ndryshme, për të siguruar një raportim sa më të saktë, të dokumentuar dhe koherent mbi veprimtarinë logjistike dhe teknike.
- Koordinimi me departamentet e tjera për planifikimin e buxhetit të logjistikës, për blerjet, mirëmbajtjet dhe kostot operative të mjeteve.
- Menaxhimi i dokumentacionit të aksidenteve (nëse ndodhin), përfshirë:
- Njoftimi i siguracionit
- Koordinimi për ekspertizën
- Dokumentimi dhe arkivimi i ngjarjes
- Sigurimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe rregullave të përdorimit të mjeteve (p.sh. përdorimi i rripit të sigurimit, kufizime shpejtësie, sjellja e shoferëve).
- Mbajtja e arkivës fizike dhe digjitale të dokumenteve logjistike, për auditime ose inspektime të mundshme.
- Koordinimi për transportet e veçanta ose të jashtëzakonshme (dërgesa të mëdha, urgjente, jashtë orarit të punës, etj.).
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike ose Specialist Mekanik. Eksperiencë pune në logjistikë, transport, menaxhim flotash ose operacione teknike (minimumi 1–3 vite).
- Aftësi në përdorimin e programeve teknike dhe sistemeve të menaxhimit (ERP, GPS tracking, etj.).
- Njohuri mbi standardet e sigurisë dhe legjislacionin për transportin dhe logjistikën.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
- Aftësi për të menaxhuar ekipe dhe për të punuar nën presion.