Përshkrimi
Si pjesë e zgjerimit të organizimit të saj, forcimit të stafit dhe vijimit të rritjes së aktivitetit, ABISSNET sh.a. synon të angazhojë një Jurist.
Ky rol përfshin mbështetje ligjore për strukturat e kompanisë, përpilimin dhe verifikimin e dokumentacionit juridik, ndjekjen e proceseve administrative dhe gjyqësore, si edhe sigurimin që aktiviteti i shoqërisë të ushtrohet në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe rregullat e brendshme.
Detyrat
- Harton, përpunon dhe rishikon kontrata të llojeve dhe kategorive të ndryshme, sipas kërkesave dhe aktivitetit të shoqërisë.
- Përgatit korrespondencë zyrtare, kërkesa, kthim-përgjigje për institucione, ankime administrative, padi, kundërshtime dhe materiale të tjera me natyrë ligjore.
- Jep këshillim juridik për departamentet dhe njësitë e brendshme të kompanisë në lidhje me zbatimin e legjislacionit dhe trajtimin e çështjeve ligjore.
- Përpilon dhe dorëzon pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe institucioneve të tjera përkatëse aktet dhe dokumentet e nevojshme për çështjet tregtare dhe korporative të shoqërisë.
- Ndjek procedurat që lidhen me regjistrimin e ndryshimeve statutore, vendimeve të organeve drejtuese dhe akteve të tjera që ndikojnë në funksionimin e shoqërisë.
- Koordinon dhe ndjek proceset për pajisjen, rinovimin apo ndryshimin e lejeve, licencave, autorizimeve dhe miratimeve të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit të kompanisë.
- Përgatit dhe verifikon dokumentacionin ligjor të nevojshëm për pjesëmarrjen e shoqërisë në procedurat e prokurimit publik.
- Analizon dokumentacionin e tenderëve, kriteret ligjore dhe kushtet kontraktore, duke identifikuar rreziqet dhe detyrimet e mundshme për kompaninë.
- Monitoron ndryshimet në legjislacion që prekin veprimtarinë e shoqërisë dhe njofton strukturat përkatëse për efektet dhe masat që duhen marrë.
- Përfaqëson ose mbështet përfaqësimin e shoqërisë pranë institucioneve publike, autoriteteve administrative, gjykatave dhe palëve të tjera, në bazë të autorizimit përkatës.
- Administron dhe mban të arkivuar dokumentacionin juridik, kontratat, dosjet dhe korrespondencën zyrtare të kompanisë, duke ruajtur konfidencialitetin e informacionit.
- Zbaton edhe detyra të tjera me natyrë juridike, të caktuara nga eprori, në përputhje me nevojat e shoqërisë dhe legjislacionin në fuqi.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin universitar në Fakultetin e Drejtësisë.
- Të ketë mbyllur ciklin e dytë të studimeve, Master Shkencor ose Master Profesional, me përparësi në të Drejtën Civile, Tregtare ose një fushë të afërt.
- Të ketë minimumi 2 vjet eksperiencë profesionale në fushën juridike.
- Përvoja e mëparshme në një shoqëri tregtare ose kompani telekomunikacioni konsiderohet avantazh.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira të legjislacionit civil, tregtar, administrativ dhe të procedurave të prokurimit publik.