• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Abissnet Sh.A.

Inxhinier i Sistemeve Softuerike

Abissnet Sh.A.
Apliko
Teknologji Informacioni (IT)Tiranë3 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Inxhinieri i Sistemeve Softuerike është përgjegjës për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemeve ERP të brendshme, si dhe të aplikacioneve softuerike që përdoren nga Abissnet. Ky rol synon të sigurojë që zgjidhjet teknologjike të mbështesin në mënyrë efikase proceset operative, financiare, të burimeve njerëzore, të logjistikës dhe shërbimeve ndaj klientit, në përputhje me standardet e sigurisë dhe cilësisë.

Detyrat

  • Analizon, dizajnon dhe zhvillon module të reja për ERP-në e brendshme sipas nevojave të biznesit.
  • Mirëmban dhe përditëson funksionalitetet ekzistuese në sistemin ERP dhe aplikacionet e brendshme.
  • Siguron integrimin e ERP-së me aplikacionet e tjera të brendshme dhe të jashtme (CRM, sistemet financiare, sistemet e raportimit, etj.).
  • Teston, debug-on dhe dokumenton të gjitha zhvillimet softuerike.
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për të kuptuar kërkesat dhe për t’i shndërruar ato në zgjidhje teknike funksionale.
  • Mbështet përdoruesit për çështje teknike, trajnime dhe përdorim të ERP-së dhe aplikacioneve.
  • Propozon përmirësime teknologjike për rritjen e efikasitetit të proceseve dhe përvoja e përdoruesve.
  • Siguron që zhvillimet përputhen me standardet ISO të kompanisë.
  • Ndjek rregullisht risitë teknologjike dhe praktikat më të mira në fushën e sistemeve softuerike.