Titulli i punës: Shofer/Furnitor për zonën e Tiranës
Përshkrimi:
A&B-2 Shpk është distributor i Coca Cola dhe ujit të ftohtë Tepelene për Tiranën dhe kërkon të punësojë Shofer/Furnitor për zonën e Tiranës.
Detyrat:
- Bën shpërndarjen e mallit/produktit nga magazina qendrore tek klientët.
- Sigurohet të dërgojë në kohë dhe në destinacion porositë e marra.
- Vendos marrëdhënie të mira komunikimi me klientët.
- Mban pastër dhe mirëmban mjetin.
Kualifikimet:
- Të ketë leje drejtimi kategoria B.
- Të ketë eksperiencë si drejtues furgoni dhe të njohë zonën e Tiranës.
- Preferohet eksperiencë e mëparshme në distribucion.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Mosha e kërkuar 25-45 vjeç.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Magazinat e Coca Cola pranë kështjellës: Konti, Vaqarr, Arbane.
- Transporti i përfshirë.
- Bonus mbi pagë.
- Kushte shumë të mira dhe komode pune.
- Festat zyrtare pushim.