Përshkrimi
A&B-2 Shpk vepron si distributor i Coca Cola dhe i ujit të ftohtë Tepelene në Tiranë dhe është në kërkim të një shoferi shpërndarjeje me furgon.
Detyrat
- Kryen dërgimin e mallrave/produkteve nga magazina qendrore te klientët.
- Kujdeset që porositë e marra të mbërrijnë në kohë dhe në adresën e duhur.
- Ndërton dhe ruan komunikim të mirë me klientët.
- Mban automjetin të pastër dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij.
Kualifikimet
- Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.
- Të ketë përvojë në drejtimin e furgonit dhe njohje të mirë të zonës së Tiranës.
- Përvoja e mëparshme në shpërndarje konsiderohet përparësi.
- Të ketë aftësi të mira në komunikim dhe në bashkëpunim.
- Mosha e kërkuar është 25-45 vjeç.
Magazinat e Coca Cola ndodhen pranë kështjellës Konti, Vaqarr, Arbanë.
- Transporti ofrohet nga kompania.
- Ka bonus mbi pagë.
- Ofron kushte shumë të mira dhe komode pune.
- Festat zyrtare janë ditë pushimi.