Përshkrimi
Kompania 4 A-M, që zhvillon aktivitet në sektorin e ndërtimit, synon të punësojë një Inxhinier për sigurimin Teknik.
Detyrat
- Udhëzon punonjësit në kantier përmes trajnimeve të posaçme, të organizuara sipas programit të përgatitur.
- Mbikëqyr zbatimin e planit të sigurisë në punë në kantier.
- Merr përgjegjësi për aftësimin e stafit dhe për zbatimin e procedurave të parashikuara për rastet emergjente, si edhe për koordinimin përkatës.
- Kontrollon zbatimin e të gjitha masave parandaluese dhe mbrojtëse të përcaktuara në planin e sigurisë dhe të koordinimit.
- Përgatit dhe verifikon dokumentacionin ligjor të detyrueshëm që lidhet me sigurinë dhe shëndetin në punë në kantier.
Kualifikimet
- Diplomë bachelor dhe master: në degën Inxhinieri, profili Ndërtimi / Mekanike, nga Universiteti i Tiranës.
- Certifikata: "Pergjegjes i sigurise dhe Shendetit ne pune", "Koordinator i sigurise ne pune" ose certifikime të tjera në fushën e sigurisë.
- Duhet të ketë përvojë pune në fushën e kërkuar.
- Kërkohen njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë edhe jashtë Tiranës.