• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
3B-COSMETICS ALBANIA

Agjent/e Shitje

3B-COSMETICS ALBANIA
Apliko
ShitjeJashtë Vendit2 javë më parëFull Time

Agjent Shitjeje – Produkte Higjiene & Kujdes Personal (FMCG) & Kozmetik profesionale

Vendndodhja: Tiranë, Durrës, Kamëz

Përshkrimi:
Agjenti i Shitjes është përgjegjës për ekzekutimin e strategjisë së shitjes në terren, menaxhimin e portofolit të klientëve në zonën e caktuar dhe realizimin e objektivave të shitjes, në përputhje me udhëzimet dhe prioritetet e përcaktuara nga Menaxheri i Shitjes Rajonale.

Paga: 80.000 - 150.000 Bruto
Përbërja e pages: E strukturuar në pagë bazë, komision mbi shitjet dhe bonuse mbi performancën.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Shitje dhe Terren.
  • Vizita të planifikuara ditore dhe javore në pikat e shitjes.
  • Prezentimi i produkteve të portofolit dhe marrja e porosive.
  • Realizimi i objektivave mujore të shitjes dhe volumit.

Menaxhimi i Klientëve

  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët.
  • Zgjerimi i shpërndarjes numerike dhe rritja e volumit për klient.

Ekzekutim Tregtar

  • Kujdes për ekspozimin, disponueshmërinë dhe korrektësinë e çmimeve në raft.
  • Zbatimi i promocioneve dhe politikave tregtare.
  • Monitorimi i stokut dhe raportimi i nevojave të klientëve.

Raportim

  • Raportim i rregullt i aktivitetit ditor dhe rezultateve të shitjes.
  • Komunikim i vazhdueshëm me Menaxherin Rajonal për ecurinë e zonës.

Kualifikimet

  • Eksperiencë në shitje terreni (avantazh FMCG, jo e detyrueshme).
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh.
  • Orientim drejt rezultateve dhe disiplinë në punë.
  • Aftësi për të punuar sipas planeve dhe objektivave.
  • Leje drejtimi kategoria B.

Kualifikime të Preferuara

  • Njohje e tregut lokal dhe kanaleve të shitjes.
  • Eksperiencë me markete, minimarkete dhe farmaci.

Dokumentet e kërkuara

  • CV (Dërgesa e CV është e detyrueshme)

Shënime

  • Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.