Përshkrimi
2RM LAB po kërkon një Agjent Shitje për programin e fiskalizimit, i cili do të integrohet në ekipin komercial dhe do të angazhohet për mbulimin e tregut në Shqipëri dhe Kosovë.
Detyrat
- Të përvetësojë në mënyrë të plotë produktin, funksionet e tij dhe mënyrën se si përdoret.
- Të jetë në gjendje ta instalojë dhe ta konfigurojë në nivel bazë programin drejtpërdrejt te klienti.
- Të bëjë prezantime dhe demonstrime profesionale të produktit për klientët potencialë.
- Të ketë njohuri për konkurrentët në treg dhe përparësitë që ofron produkti ynë në raport me ta.
- Të realizojë demonstrime të rregullta të produktit, si fizikisht ashtu edhe online, për klientë të rinj.
- Të vazhdojë ndjekjen e klientëve edhe pas instalimit, me qëllim përdorimin e duhur të programit dhe ruajtjen e kënaqësisë së tyre.
- Të administrojë procesin e faturimit për klientët.
- Të bashkëpunojë ngushtë me ekipin e mbështetjes teknike për çdo problematikë të ngritur nga klientët.
- Të jetë i disponueshëm për të punuar edhe në tregun e Kosovës.
Kualifikimet
- Patentë makine.
- Aftësi të mira në komunikim dhe në shitje.
- Përvojë në software ose fiskalizim përbën avantazh.
- Njohuri të rrjedhshme të gjuhës angleze.