Agjent/e Telekomunikacioni B2B (Gjuha Suedeze)
Përshkrimi:
Kompania jonë është në kërkim të agjenteve/eve të telekomunikacionit për tregun suedez (Tele2, Telia, Tre, Telenor). Pozita kërkon punë të përditshme në gjuhën suedeze, ndaj njohja e shkëlqyer e kësaj gjuhe është e domosdoshme.
Kriteret e kërkuara:
- Njohuri të mira të gjuhës suedeze (të folur, kuptuar, shkruar)
- Aftësi të zhvilluara komunikuese dhe bindëse
- Përkushtim, seriozitet dhe ambicie profesionale
- Përvoja në shitje te telekomit, por nuk është kusht; shitje përmes telefonit avantazh
- Kandidatët pa përvojë do të pajisen me trajnim të plotë profesional, me kusht të tregojnë motivim dhe disiplinë në punë
Kushtet e punës që ofrojmë:
- Pagë fikse mujore
- Provision sipas performancës
- Bonus shtesë për rezultate të larta
- Ambient pune profesional dhe mbështetës
- Mundësi për zhvillim afatgjatë dhe avancim në karrierë